Nga:  SAVO PRELEVIC/ AFP

Gjashtë herë kryeministër,  Milo Djukanovic, i cili pritet të fitojë zgjedhjet, votoi në zgjedhjet presidenciale të Malit të Zi, sot, e Diele.

Votimet popullore në Malin e Zi nisën të Dielën në mëngjes dhe pritet të shikojnë politikanin pro- Perëndimor, gjashtë herë kryeministër, Milo Djukanovic . Ai pritet të zgjidhet president i shtetit të vogël në Ballkan që aspiron për anëtarësinë në NATO.

Si dominant i politikave pë republikën e ish Jugosllavisë për afërsisht 25 vjet me radhë, Djukanovic dha dorëheqjen si kryeministër në Tetor 2016. Ai shpalli kthimin në politikë muajin e kaluar.

Ekonomisti 56 vjeçar udhëhoqi Maline  Zi drejt pavarësisë nga Serbia në 2016 dhe drejt NATO-s vitin e kaluar. Tani ai ka si synim që të bëjë vendin e predominuar nga Ortodoksët dhe me një pjesë të amdhe që simpatizojnë Rusinë- drejt Bashkimit Europian.

Në qoftë se ai fiton presidencën,a aktualisht një post ceremonial që mbahet nga Filip Vujanovic, atëherë presidenca pritet që të kthehet në një mbajtëse pushteti real në shtetin me 620,000 banorë.

Qendrat e votimit janë hapur në ora 7am (0500 GMT) dhe do të mbyllen në ora 8pm, me rezultatet e para që pritet të dalin shumë shpejt.

Djukanovic është kandidati me profilin më të lartë mes shtatë kandidatëve, me postera që kanë ‘mbytur’ gjithë Podgoricën, dhe ku një e treta e popullsisë e thërrasin atë “lider, burrë shteti dhe president i të gjithë qytetarëve”.

Sondazhet dëshmojnë se ai është një figurë kaq e fuqishme saqë mund të fitojë më shumë se gjysmën e votave, që mund të anulojë balotazhin e parashikuar për datën 29 Prill.

“Unë do të fitoj sot”, tha Djukanovic pasi hodhi votën.

Veritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.