Aktorja  Margot Kidder, e mirënjohur për rolin e saj të ‘Lois Lane’ në filmin Superman’’, ka vdekur në moshën 69 vjeç.

Një shtëpi funeralesh në Livingston, Montana, ku banonte aktorja banonte, tha Kidder vdiq në shtëpinë e saj ditën e Diele.

Fama e saj u rrit duke luajtur përkrah Christopher Reeve në filmin ‘’Superman”të viteve 1970 dhe 1980.

Aktorja me origjinë kanadeze dhe me shtetësi amerikane që nga viti 2005, u bë një politikane dhe aktiviste e të drejtave të grave krahas aktrimit.

Shkaku për vdekjen e saj nuk është akoma i njohur.

Kidder vuante nga probleme të shëndetit mendor që rezultoi në një zhdukje të saj nga sytë e publikut për disa vjet që nga viti 1996.

Veritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.