(James Mattis, sekretar i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara). 

Sekretari i ri i Mbrojtjes, James Mattis, në një dokument drejtuar Senatit amerikan, ka njoftuar se SHBA nuk do të ndryshojnë politikat në Kosovë, raporton Illyria e Amerikës.

Në një raport prej 56 faqesh, shefi i Pentagonit ka konfirmuar se Amerika do ta mbrojë Kosovën dhe se NATO do të qëndrojë në Kosovë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

“Kosova është shembulli më i mirë se çfarë ndodh kur komuniteti ndërkombëtar, i udhëhequr nga Amerika, angazhohet për të mbrojtur interesat dhe vlerat e saj”, thotë Mattis.

Ai shton se përballë situatës së sigurisë në rajon KFOR-i është vendimtar në sigurimin e stabilitetit, e nuk do të rekomandonte reduktimin e trupave.

Mattis thekson gjithashtu nevojën për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Gjenerali shpreh mbështetjen për dialogun Prishtinë-Beograd dhe thekson se njohja e sovranitetit të Kosovës nga Serbia do të adresohet para anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ndërkaq, kryeministrja britanike Theresa May, gjatë takimit me presidentin Donald Trump, deklaroi se do të mbronin Kosovën, bashkë me SHBA.

Gazeta “Blic” e Serbisë  ka publikuar pjesën e raportit të sekretarit Mattis që ka të bëjë me Kosovën

/Veritas.com.al/