10003 persona kanë humbur jetën në Spanjë nga koronavirusi, 950 vetëm në 24 orët e fundit, raporton Ministria e Shëndetësisë. Numri i rasteve të konfirmuara ka arritur mbi 110 mijë, sipas të dhënave të fundit, ndërsa ai i të shëruarve në mbi 26700.

Shifër edhe më alarmante është ajo e personave të shtruar në spitale, mbi 50 mijë, ndërsa më shumë se 6000 prej tyre janë në terapi intensive.

Kriza shëndetësore ka prekur rëndë edhe ekonominë spanjolle. Vetëm në muajin mars, 833979 persona kanë humbur vendet e punës, sipas të dhënave të autoriteteve atje.

Veritas.com.al/