TIRANË– Në raportimin për punën e bërë, Zef Mazi, kryenegociatori i Shqipërisë me BE-në ka bërë me dije se vendi ynë ka plotësuar kushtet për uljen në konferencën ndërqeveritare. Ai tha se Gjykata Kushtetuese, reforma Zgjedhore, ngritja e SPAK dhe BKH, lufta kundër krimit dhe korrupsionit janë plotësuar.

Mirëpo, në ndryshim nga Mazi, Rudina Hajdari në cilësinë e kryetares së Këshillit Kombëtar të Integrimit, tha se vendi ka bërë hapa pas rrugën drejt Bashkimit Europian. Ajo solli në vëmendje përgjimet e anti-mafias italiane, sipas së cilët kur këta politikanë të vihen para drejtësisë atëherë Shqipëria do të ketë një vend në BE. Hajdari shtoi se ekziston frika se krimi do të kapë zgjedhjet e 25 prillit.

Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka deklaruar se qeveria dhe Kuvendi do të vijojnë me reformat, jo sepse janë kushte nga BE, por sepse është një borxh ndaj qytetarëve.

Vijon…