(FOTO: Kancelarja Merkel në Munih)/

Gjermania do të kërkojë terren të përbashkët “kudo që të jetë e mundur” me administratën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump- tha kancelarja e Gjermanisë, Merkel, pavarësisht diferencave mbi urdhrin për ndalimin e qytetarëve të shtatë vendeve me shumicë myslimane.

Gjermania ka ekonominë më të madhe. Shtetet e Bashkuara ishte i vetmi partner tregtar i madh në vitin 2015, me eksportet e kënaqshme peshonin më shumë se importet nga Amerika; dhe këtu është shqetësimi i Berlinit në lidhje me mundësitë e një proteksionizmi më të madh në Uashington.

“Ne do të përpiqemi të gjejmë terren të përbashkët kudo që të jetë e mundur”- iu tha Merkel reporterëve në Munih. Ajo theksoi rëndësinë e NATO-s dhe pranoi rolin e Gjermanisë që të “bëjë më shumë në fushën e mbrojtjes”.

/Veritas.com.al/