AFP

Berlin (AFP) – Kancelarja gjermane Angela Merkel ka insistuar se ajo ishte “shumë mirë”, pavarësisht se kishte vuajtur herën e tretë të dridhjeve në më pak se një muaj të mërkurën, që ngjalli pyetje rreth shëndetit te saj.

Merkel filloi të dridhej ne menyre te pavullnetshme ndërsa himnet kombëtare po luheshin në pritjen për Kryeministrin Finlandez Antti Rinne.

Por ajo mori pjesë në një konferencë për shtyp, siç ishte planifikuar vetëm rreth një orë më vonë, duke u thënë gazetarëve se shëndeti i saj nuk ishte shkak për shqetësim.

“Ndihem shumë mirë, nuk ka nevojë të shqetësoheni,” tha ajo, duke shtuar se ajo ishte thjesht ende në një fazë të “elaborimit” të një dridhjeje të mëparshme ne shqiptim por “ka pasur progres”.

“Tani duhet të vazhdoj me këtë,” shtoi Merkel, e cila mbush 65 javën e ardhshme.

Një burim pranë qeverisë kishte thënë se shkaku i dridhjes së përsëritur ishte tani psikologjik, me kujtimet e incidentit të parë që provokonte dridhje të përsëritura në ngjarje me parametra të ngjashëm.

Dridhjet të mërkurën ishin te dukshme edhe pse më pak te rënda se gjatë episodit të parë në qershor.

Në atë rast ajo u shfaq e paqëndrueshme dhe tundej ndërsa qëndronte në diell në mesditë pranë presidentit të Ukrainës Volodimir Zelensky, të cilin ajo e mirëpriti me nderime ushtarake.

Ajo periudhë e parë e lëkundjes u fajësua për dehidratimin, por një episod i dytë e goditi një javë më vonë në fund të qershorit, vetëm disa orë përpara se ajo të hipte në bordin e një aeroplani për samitin e G20 në Japoni.

Zyrtarët kishin kërkuar të ulnin frikën mbi shëndetin e saj, duke thënë se ajo ishte mirë dhe se nuk do të anullonte ndonjë angazhim të planifikuar.

Shëndet robust

Merkel, e cila ka qenë udhëheqësja e  ekonomisë më të madhe të Evropës për pothuajse 14 vjet, ka gëzuar gjithmonë një shëndet relativisht solid.

E quajtur shpesh udhëheqësja më me influence e Bashkimit Evropian dhe gruaja më e pushtetshme në botë, Merkel ka thënë se do të largohet nga politika në fund të mandatit të saj, në vitin 2021.

Por ajo ka luftuar për të zhdukur përsëritjen e spekulimeve se ajo mund të largohet nga skena politike më herët se sa ishte planifikuar.

Koalicioni që ajo kishte krijuar me Partinë Socialdemokrate të qendrës së majtë ishte i brishtë që nga fillimi dhe ka anuar nga kriza në krizë.

Frika e fundit mbi shëndetin ka shkaktuar pyetje shtesë për kohëzgjatjen e mbretërimit të saj.

Kishte shqetësime të vogla në lidhje me shëndetin e saj në vitin 2014, kur ajo u sëmur gjatë një interviste televizive. Transmetimi u ndërpre kur ajo përjetoi një rënie të tensionit.

Zëdhënësi i Merkelit Steffen Seibert shpjegoi në atë kohë që liderja nuk u ndje mirë për një moment, pastaj hëngri dhe piu diçka dhe vazhdoi intervistën.

Më herët në të njëjtin vit, ajo kishte thyer legenin ndërsa bënte ski në Zvicër dhe u urdhërua për të shkurtuar takimet e saj në mënyrë dramatike dhe të qëndronte në shtrat sa më shumë të ishte e mundur për tre javë.

E apasionuar dhe eskursioniste, Merkel vetë zbuloi nje here se ajo posedonte një aftësi “të ngjashme me devene” për të ruajtur energjinë për samitet e gjatë pa gjumë.

Në rast emergjence, Merkel do të zëvendësohet nga zëvendës- kancelari Olaf Scholz, i cili do të kryejë detyrat e saj derisa parlamenti të zgjidhte një udhëheqës të ri.

VERITAS.COM.AL

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.