Barazimi i Portugalisë me Hungarinë me rezultatin 3-3 ka eliminuar përfundimisht kombëtaren shqiptare nga “Euro 2016”. Shqipëria kishte shanse që të kualifikohej në rast se Portugalia do të mposhtej nga Hungaria, por Cristiano Ronaldo me dy golat e tij i dha fund ëndrrës së shqiptarëve. Ky kampionat do të mbahet mend gjithmonë, pasi ishte i pari për Shqipërinë, ku u shënua goli i parë dhe u arrit fitorja e parë.