Ismail Kadare nuk ka arritur të fitojë çmimin Nobel për Letërsi, edhe pse ishte në mesin e favoritëve.

Akademia suedeze çmimin Nobel për vitin 2018 i dhuroi autores polake Olga Tokarczuk.

Ndërsa çmimi Nobel për Letërsi 2019 i takoi shkrimtarit austriak Peter Handke.

Tokarczuk, është shpërblyer me Çmimin Nobel për vitin 2018; ndërsa çmimi i këtij viti shkon për Peter Handke.

76 vjeçari austriak, Handke, i cili është romancier dhe dramaturg, njihet ‘për punën influencuese e cila me gjenialitetin gjuhësor ka zbuluar periferinë dhe specifikat e qenies njerëzore’, citoi Akademia në deklaratën e saj.

Tokarczuk, 57 vjeçe, kryesohet si liderë e romancierëve Polakë për brezin e saj; ajo është shpërblyer me Nobel ‘për imagjinatën narrative që me pasionin e gjithanshëm përfaqëson kryqëzimin e kufijve si një formë të jetës’.

Kujtojmë se vitin e kaluar kjo ceremoni është anuluar për shkak të një skandali seksual.

Këto çmime, secili në vlerë të 908,000 dollarësh, do të prezantohen më 10 dhjetor.

Veritas.com.al/