Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi një bisedë telefonike me deputetin e Parlamentit Europian Eduard Kukan, pas miratimit dhe votimit me vota unanime të reformës në drejtësi.

Gjatë bisedës së tyre, Meta ka falenderuar Kukan për rolin e tij në lidhje me këtë reformë historike për Shqipërinë që pritet t’i hapë negociatat për anëtarësimin në BE.

Kreu i Kuvendit theksoi se konsensusi i arritur mes partive politike ishte vendimtar për suksesin e reformës në drejtësi.