Është gjetur trupi i pajetë i fëmijës 3 vjeç në ujërat e lumit Buna, ndërsa vijojnë kërkimet për trupin e nënës, Alma Arrazi.

Bëhet me dije se trupi i të miturit u gjet rreth 1 kilometër larg vendit ku një ditë më parë (6 maj) polumbarët gjetën trupin e motrës së tij 8 vjeçe.

Trupi i përket djalit Ardit Arrazi, teksa RENEA dhe FA vijojnë përmes polumbarëve kërkimet në lumë.

Nëna Alma Arrazi mendohet se ka mbytur tre fëmijët e saj në Bunë dhe më pas është hedhur edhe vetë pas konflikteve me bashkëshortin.