Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka përshëndetur vendimin e Shqipërisë për të dëbuar ambasadorin iranian në Tiranë si dhe një punonjës tjetër, pasi sipas tij komplotuan sulme terroriste në Shqipëri.

“Përgëzoj dëbimin nga kryeministrit Edi Rama të dy agjentëve iranianë që komplotuan sulmet terroriste në Shqipëri. Shtetet evropiane kanë penguar tre komplote iraniane vetëm këtë vit. Bota duhet të qëndrojë së bashku për të sanksionuar regjimin e Iranit në mënyrë që të ndryshojë sjelljen destruktive”- shkruan Pompeo në Tëitter.

Veritas.com.al/