AFP

Paris (AFP) – Një ministër i lartë i kabinetit francez dhe aleati i ngushtë i Presidentit Emmanuel Macron dha dorëheqjen të martën pasi raportet e akuzuan atë për darka ekstravagante me arragosta të financuara nga shteti dhe për abuzim të ambjenteve publike në një goditje ndaj qeverisë centriste.

Francois de Rugy, i cili u emërua ministër i mjedisit në shtator 2018, njoftoi ikjen e tij një javë pas publikimeve te skandaleve nga faqja e internetit e krahut te majtë, Mediapart.

“Sulmet dhe linçimi i mediave që synojnë familjen time më detyrojnë të marr hapin e duhur”, tha de Rugy, i cili ishte numri dy në qeveri pas Kryeministrit Edouard Philippe.

Mediapart ka publikuar fotot e de Rugy dhe gruas së tij gazetare duke shijuar darka luksoze me shampanjë dhe arragosta dhe një vakt për Ditën e Shën Valentinit, ndërsa ai ishte kryetar i parlamentit në 2017 dhe 2018.

Websiti pretendonte se ngjarjet – në kurriz të tatimpaguesve – ishin gjeresisht shoqërore, ndërsa de Rugy pretendon se ata ishin pjesë e punës së tij dukepërfaqësuar Asamblenë Kombëtare.

Mediapart gjithashtu zbuloi se de Rugy ka përfituar nga një apartament pranë vendlindjes së tij të Nantes në Francën perëndimore që ishte marrë me qira me një normë preferenciale që synonte të ishte për punëtorët me të ardhura të ulëta.

45-vjeçari ishte gjithashtu i detyruar të pushonte drejtoren e kabinetit të tij javën e kaluar pasi ajo doli që kishte mbajtur një apartament në një bllok të strehimit social në Paris që nga viti 2001.

Veritas.com.al/