Ndërsa presidenti amerikan, Trump, deklaroi ‘Make America Great Again’, kryeministri i ri i qendrës së djathtë në Greqi ka deklaruar se vendi i tij do të “ngrejë kokën krenar përsëri”.

Pas fitores së bujshme të Demokracisë së Re ditën e Diele, Kyriakos Mitsotakis tha se nuk do të dështojnë në “nderimin për shpresën’ e popullit Grek.

Fitorja erdhi katër vjet pasi partia majtiste Syriza e Alexis Tsipras u ngjit në pushtet duke premtuar se do t’i japë fund asketizmit në ekonomi.

Por votuesit nisën të largohen nga Syriza pasi ajo pranoi masa të forta fiskale sipas kërkesave të ndërkombëtarëve për shtrëngim financiar.

Papunësia dhe ekonomia në rënie më vonë e dëmtoi mbështetjen.

Veritas.com.al/