Pas një jave me temperatura ekstremisht të larta si pasojë e masave ajrore tepër të nxehta sahariane, në këtë fundjavë priten ndryshime të kushteve atmosferike.

Duke nisur nga dita e shtunë, gradualisht do të kemi tërheqjen e masave ajrore të nxehta, ndërsa të dielën nga Ballkani veriror do të afrohet një front i ftohtë, i cili do të sjellë një sistem me vranësira të shoqëruara me reshje shiu në zonat malore pjesërisht dhe në zonat e ulëta reshjet do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive të izoluara.