Një ndërhyrje e rrallë dhe e pazakontë është kryer në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës, nga mjeku shqiptar i njohur prof. Mentor Petrela, dhe me asistencë të mjekut me famë botërore Dr. Hery Mardh.

Një paciente 54 vjeçare nga Elbasani ka kryer një ndërhyrje të rrallë në tru, ku i është hequr masa tumorale teksa pacientja ishte zgjuar dhe komunikonte me ekipin mjekësor.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja Manastirliu, përmes një postimi në rrjetet sociale, raporton ‘Dritare.net’’.

Zonja Manastirliu priti në një takim profesorin e njohur britanik, i cili asistoi dje ndërhyrjen e pazakontë në QSUT si dhe ka disa orë leksion për inteligjencën artificiale dhe komunikimin me studentët e mjekësisë në Tiranë.

“Një ndërhyrje e rrallë në tru në një paciente 54 vjeçare, u realizua në qendrën spitalore “Nënë Tereza” nga ekipi mjekësor i udhëhequr nga prof. Mentor Petrela, me asistencën e neurokirurgut me famë botërore, prof. Henry Marsh.

Kjo është hera e dytë që ndërhyrja delikate e heqjes së masës tumorale në tru, me pacientin zgjuar realizohet në #QSUT me prof. Henry Marsh.

Punë fantastike e ekipit të #neurokirurgjisë, me mbështetjen e pakursyer të neurokirurgut britanik, i cili rikthehet në #Shqipëri edhe për leksionet mbi inteligjencën artificiale dhe komunikimin me studentët e mjekësisë në Tiranë”-shkruan Manastirliu.

Veritas.com.al/