BE ka degraduar në një luftë të egër të brendshme teksa shtetet anëtare po bëjnë beteja me krizën e emigrantëve. Njëkohësisht Këshilli i BE dhe Komisioni Europian i kanë futur duart në fyt njëri tjetrit

Si kreu i Këshillit Europian që bashkon qeveritë kombëtare të shteteve anëtare të BE, Donald Tusk supozohet se po ndihmon në bashkëpunimin brenda bllokut dhe po prezanton BE si kryesues shtetesh ose qeverish. Mirëpo kjo është konsideruar si një mekanizëm i qeverisë Gjermane dhe “si një instrument në duar të elitës liberale majtiste të Europës”. Konstatimi vjen nga qeveria Polake, e cila u përpoq të bllokojë riemërimin e Tusk në postin e tij në fillim të vitit 2017.

Ai ka pësuar  thyerje me establishmentin e BE, i cili e ruajti pozicionin e tij, megjithëse duke sugjeruar se blloku mund të abandonojë politikën e tij të rishpërndarjes së emigrantëve në gjithë kontinentin përmes kuotave të detyrueshme. Kjo ka krijuar një konflikt të gjatë me vendet konservatore në Europën Qëndrore, duke përfshirë edhe atdheun e Tusk, Poloninë.

“Vetëm shtetet anëtare janë të afta t ndalojnë emigracionin në mënyrë efektive. Roli i BE është që t’u ofrojë mbështetjen e tij të plotë në të gjitha rrugët e mundshme”, tha ai në një deklaratë të lëshuar para një samiti të pashmangshëm për këtë çështje.

“Çështja e kuotave të detyrueshme ka provuar përçarje të thella dhe afrimi mes tyre është kthyer në një gjë jo- efektive”.

Veritas.com.al/