( FOTO: Kardinali Francesco Coccopalmerio)/

Një skandal i ri përfshin Kishën.

LifeSiteNews, marrë nga marcotosatti.com, ka plasur ‘bombën’: kardinali Coccopalmerio do ketë qene gjurmuar në banesën e tij, dhe është arrestuar gjatë një feste homoseksuale me bazë droge.

Lajmi konfirmohet nga burime brenda Vatikanit që zgjedhin anonimitetin cituar gjithmonë nga siti amerikan, i specializuar në gazetarine e hetimeve.

Më poshtë është një ekstrakt nga artikulli i LifeSiteNews:

‘Kardinali Francesco Coccopalmerio, një bashkëpunëtor i ngushtë i Papa Françeskut, ishte i pranishëm në festen homoseksuale me baze droge në të cilën ka hyre policia e Vatikanit në verën e vitit 2017 dhe në të cilin u arrestua sekretari i tij, Monsinjor Luigi Capozzi. Një burim i Vatikanit i vendosur në një nivel të lartë me njohuri të drejtpërdrejta, që duhet të mbetet anonim për shkak të frikës nga hakmarrjet, tregon për ‘LifeSiteNews’ se vetë Papa është i vetëdijshëm për praninë e Coccopalmerios në feste. Festa u zhvillua në një apartament në ndërtesën e Kongregatës për Doktrinën e Besimit (CDF) “.Coccpalmerio ishte kreu i Këshillit Papnor për Tekstet Legjislative deri në daljen e tij ne pensionin në prill.

I njëjti burim i Vatikanit ka folur më hollësisht në një takim privat këtë verë me një grup priftërinjsh, tre prej të cilëve kane folur për LifeSiteNews.

Veritas.com.al/