Nga: OLIVER JJ LANE

Përgjigjet e mëparshme të pabotuara nga filozofi konservator Sir Roger Scruton për pyetjet e bëra në vitin 2016 demonstrojnë parashikimin e tij për votën e Brexit, të ardhmen e Evropës dhe krizën e emigrantëve.

Sir Roger Scruton, filozofi, shkrimtari dhe aktivisti konservator i respektuar globalisht, ka ndërruar jetë nga kanceri me të cilin u diagnostikua në vitin 2019. Unë pata rastin të shkëmbeja pyetje me Sir Roger në 2016, një javë para se Britania të votonte për të lënë Bashkimin Evropian – dhe ndërsa vendimi i Kancelares së Gjermanisë Angela Merkel për të hapur ne menyre te njëanshme portat e Evropës, duke krijuar krizën e emigrantëve, ishte akoma i freskët në mendjet e shumë njerëzve.

Përgjigjet e tij për pyetjet e mia, për fat të keq, nuk ishin botuar në atë kohë. Por ndoshta ato tani mund të jenë një pasqyrë interesante mbi perspektivën e tij për çështjet më të rëndësishme të ditës – dhe ato që mbeten me rëndësi thelbësore në 2020.

Konteksti i shkëmbimit ishte investimi i fundit i Sir Roger me Medaljen për Kurajon dhe Integritetin te Fondacionit Lech Kaczynski – një nga çmimet e shumta që ai mori nga kombet evropiane për punën e tij në themelimin dhe drejtimin e universiteteve nëntokësore në vendet e okupuara nga komunizmi.

I pyetur se çfarë impakti pati ai në punën e tij në vitet 1980 në vende si Çekia, Sllovakia, Hungaria dhe Polonia, – që sot me siguri duhet të jenë ndër kombet me mendje më konservatore në Evropë – Sir Roger ishte në mënyrë tipike modest, duke u përgjigjur:

‘Kam ndihmuar në mbjelljen e disa farave të mendimit konservator në ato vende, dhe të theksoj se është legjitime te duash vendin tënd më shumë sesa forcat globale që dëshirojnë ta shtypin atë. Por sigurisht që unë jam një intelektual publik, jo një udhëheqës politik, dhe idetë e mia mund të kenë pak lidhje me praktikën aktuale që hiqet prej tyre’.

Në 1989 materializmi destruktiv i komunistëve u zëvendësua nga materializmi i butë i Evropës së re. Influenca ime e vogël vjen nga shprehja e besimit se materializmi, në çfarëdo forme, është problemi.

Një nga ndryshimet më të habitshme midis kombeve të Evropës qendrore dhe lindore dhe atyre perëndimore në atë kohë ishin përgjigjet e tyre për krizën e emigrantëve një vit më parë.

Mbi një milion emigrantë kishin mbërritur në Evropë në 2015 – mbi 800,000 përmes detit – dhe ndërsa Gjermania dhe Suedia kishin hapur kufijtë e tyre, për të gjithë të ardhurit, Hungaria kishte ndërtuar një gardh kufitar që zvogëlonte ardhjet me një 99 për qind mahnitëse.

Në përgjigjen e tij ndaj këtij akti, Sir Roger nuk foli për Islamin, por për Islamizmin – dallimin e kujdesshëm që ai gjithnjë bënte midis një besimi nga njëra anë dhe një “doktrine të armatosur” nga ana tjetër (krh.West and the Rest ) – por nuk bëri eshtra në lidhje me rrezikun me të cilin përballet Evropa, në thelb nga vendimet e veta të çmendura.

Ai tha për kufijtë e hapur të Evropës:

‘Kriza e emigrantëve është një krize ekzistenciale: nëse gabojmë, qytetërimi ynë mund të shkatërrohet nën ndikimin e Islamizmit luftarak’.

‘Unë mendoj se hapi i parë duhet të jetë mbrojtja e kufijve tanë dhe imponimi i kushteve strikte të besnikërisë kombëtare për këdo që dëshiron të jetojë brenda tyre. Kjo është ajo që vendet e Vishegradit [Cekia, Sllovakia, Hungaria dhe Polonia] po përpiqen të bëjnë dhe ajo që ne nuk kemi arritur të bëjmë.

Më në fund, shkuam në Brexit, çështje që Sir Roger fliste shpesh dhe e mbështeste. Shtatë ditë më vonë, kundër këshillave të qeverisë së David Cameron dhe parashikimeve të kompanive të sondazheve, votuesit e Mbretërisë së Bashkuar e vendosën vendin në një udhë të re jashtë Bashkimit Evropian.

Me gjithë pikëpamjen mbizotëruese në kohën kur Britania do të votonte, për Remain, kur ju kërkuan pikëpamjet e tij për të ardhmen, Sir Roger u përgjigj me hipotezën se Britanikët do të votonin për t’u larguar.

Çlirimi nga Bashkimi Evropian nuk do të jete i lehtë, tha ai – por duke e bere do të ishte një rilindje për Mbretërinë e Bashkuar. Ai më tha:

Do të jetë e vështirë, pothuajse aq e vështirë sa e ardhmja jonë brenda BE-së. Por nëse ne mund të bashkohemi dhe të përballojmë me kurajë gjendjen tonë të re, ne mund të rinovojmë kombin tonë dhe pozicionin e tij në botë.

Kështu që pavarësia do të jetë e vështirë. Asgjë në botë nuk ia vlen ta kesh apo të bësh nëse nuk do të thotë përpjekje, dhimbje, vështirësi, thuhet.

Sir Roger, i cili notoi kundër rrymës për të bërë gjënë e duhur gjithë jetën e tij ishte një mishërim i atij shpirti. U prehsh në paqe.

VERITAS.COM.AL/