Nga: Leart Skiro/

Në fakt nuk ka asnjë njeri nga Moska, por është një kthim pas në vitet kur ‘Moska’ ishte roja më e sigurt e qeverisë shqiptare. Në vitin 1948 intelektualët më të spikatur të vendit dhe karakteret më të fortë, u rreshtuan nga diktatura para një groe të madhe dhe u pushkatuan… Ishin 18 nga më të spikaturit.

Pse?

Sepse një bombë molotov kishte shpërthyer në ambasadën e Moskës, e cila ndodhej në anë të bulevardit  të madh ku nesër do të mbahet protesta e Opozitës kundër qeverisë ish komuniste. Edhe bomba ishte sajuar nga diktatura komuniste.

Sot është sajuar një kërcënim tjetër në emër të ‘Moskës’. Ministria e Brendshme ka lëshuar një deklaratë alarmante duke thënë se kush ‘luan bishtin’ nesër në protestë, do ta pësojë keq sepse po vëzhgohet nga ‘Moska’.

“Policia e shtetit ka mbështetjen e misioneve partnere”, njofto Ministria e Brendshëm në lidhje me protestën e nesërme.

Ministria e Brendshme thotë për vete se ‘respekton të drejtën qytetare për të protestuar’, por shton se këtu kanë ardhur ‘ekspertë nga misionet partnere” që po vëzhgojnë protestën dhe bashkë me policinë shqiptare bëjnë thirrje që ‘mjerë ai” që proteston me gjithë zemër.

Sigurisht, partnerët ndërkombëtarë janë nga  vendet e Europës dhe të Perëndimit, por Ministria e Brendshme e qeverisë Socialiste post- komuniste i konsideron si të dërguar nga ‘Moska’. Por nuk akt ë dhëna për lista të atyre që mund të pushkatohen si në vitin 1948.

Perëndimi që hesht e nuk proteston kundër këtyre deklaratave kërcënuese ‘në emër të Perëndimit’ duket se është ose i shurdhër, ose i zotit Soros.

Veritas.com.al/