Ditën e sotme kanë nisur fluturimet direkte nga Shqipëria në Dubai.

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klozi priti në aeroportin e Rinasit qytetarët e parë që mbërritën nga Dubai, të cilëve u dhuroi flamurin shqiptar në mënyrë simbolike.

Fluturimet direkte do të jenë 2 herë në javë, por pritet që vera të sjellë shtim të fluturimeve dhe të bëhen 4 herë në javë.

“Është një ngjarje shumë e rëndësishme për fluturimet shqiptare, pasi realisht këtë vit me daljen nga pandemia do të kemi nevojë për tregje të reja. Duke parë edhe kërkesat e shumta që ka edhe nga komuniteti shqiptar për të lëvizur drejt Dubait pritet që të shtohet frekuenca e fluturimeve nga dy herë në javë në katër herë në javë në muajt e verës dhe të vjeshtës”, tha ministri Klosi.