Nga: Miranda Haxhia/

I dashur Kryetar i partisë sime Demokratike,

Jam një demokrat i thjeshte.

Me demokrat se shume te tjerë.

Kam ndjekur çdo fjale, çdo konference, çdo proteste. E kam idhull Partine Demokratike. Por këtë nuk e prisja nga kryetari Basha.

Ike vjet nga çadra, na le brenda te gjithëve. Ne po krijonim histori aty, ti ike fshehurazi. As na fole, as na hodhe sytë.

Dole ne krye te tufës nga Parlamenti- nuk me pyete, e as demokratet e tjerë jo qe jo. Lajmin e morëm vesh nga tv.

Dogje mandatet, unë i shkreti mendova: çfarë do hane tani kalamajtë e këtyre deputeteve? A do kenë lek për byrek apo abone autobuzi, a do t’i mbushin dhembet me zirkon apo kauçuk gratë e tyre te shkreta…se nuk shtyhet pa pune. Pa pare. E kam provuar vete.

Filluan protestat, unë gdhihesha e ngrysesha ne proteste. Çdo darke ndiqja debatet. Për ne, demokratet, asnjë nuk fliste. Babai im është varur ne burgun e Burrelit, ne panele me mbronte Fahriu.

Gruaja ime gëzon kur gjen nje triko te lire te ‘veshje gjermane te përdorura’, unë vuaja te kuptoja thirrjet firmato te rrafinuara te Grida Dumes, ia ngulja sytë aq shume nga padija ime, sa gruaja m’u hakërrye keq.

Nja dy here dolën dhe djemtë e mi ne proteste. Pastaj, u bashkuam me LSI-ne. O ba,- me tha i madhi, i sapokthyer nga Anglia. O ba,- pse protestojmë ne? Djali i këtyre studion ne shkolla super te shtrenjta, o ba, unë punova ne te zeze atje. Nuk m’i hodhi sytë, as kur i thashë: hej, o shqipo, jemi koalicion tani.

Desha t’i thosha se një ministër i LSI- se me hoqi nga puna, apo qe mamanë e tij e pushuan një vit para pensionit, por ngeca me sytë dalldisur nga ekrani. Pritej te dilje ti, o Kryetar i Partisë Demokratike. Live.  U mallëngjeva. Shkova te selia e partisë.

Por ti fole me inat, as m’i hodhe sytë. Nga makine, ne zyre, nga zyra ne mikrofon, nga kamera- ne makine, nga makina…. aeroport. Ti nuk i kape dot hajdutet e drogës; as te votës. Ti nuk e ngrite mire çështjen e korrupsionit te rrugës. Sepse nuk i bllokove rrugën kryeministrit, por nxehe e bllokove qytetaret qe ktheheshin te lodhur pune; ti nuk fole njëherë për mua, për partine. Nuk erdhe njëherë ne lagjen tone. Pse?

Jemi pa mundësi zgjedhjeje. Pse? Këtu ne qytetin tim, kishim një kryetar te mire te PD-se. Ai do fitonte përsëri sot. Dhe unë do votoja për atë. Edhe për PD-ne. Por ju, kokat e mëdha vendoset qe nuk do votojmë. Se na vjedhin votën. Është si 50 mije lekëshe qe e ruaj ne fund te xhepit, rri pa ngrënë, por pa dëshirë te ndahem nga leket.

Sot unë po rri ne shtëpi. Edhe pse im atë u var ne litar për lirinë, unë jam ngujuar brenda. Unë këtu e ti aty.

Çfarë do bëjmë? Do ta emigrojmë partine Demokratike qe u themelua mbi ëndrrën tone te madhe?

Do tërhiqemi zvarre e do tallemi e përqeshemi ende? Pse? Te na talle e fyeje Edi Rama? Apo te na japë leksione demokracie Gramoz Ruçi?

Jep dorëheqjen, o kryetar, dhe le te na drejtoje Belindi. Ai qe u rrit ne partine Demokratike. Apo Skerdilajdi, djaloshi trim dhe me demokrat nga unë e nga ti.