Kjo është çështja e shtuar tani në takimet dypalëshe mes opozitës dhe të të dërguarve të aleatëve perëndimorë: Ata mandate që nuk janë zëvendësuar akoma nga KQZ të tërhiqen dhe të rinisë jeta normale në shtet.

Edhe me këtë synim, drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Evropian, Christian Danielsson do të zhvillojë takime me kryeministrin Edi Ramën dhe kreun e PD-së, Lulzim Bashën së bashku me aleatët tek zyrat e BE-së në Tiranë.

Pas pak drejtuesi i Zgjerimit dhe Fqinjësisë do të takojë shefin e qeverisë, Edi Ramën, ndërsa takimin me Bashën do ta zhvillojë pas orës 10:00.

Qëndrimi i Christian Danielsson në Tiranë vjen pas krizës politike mes palëve, sidomos pas vendimi të opozitës së bashkuar për të djegur mandatet e deputetit. Në orën 12:00, zyrtari i Brukselit  pritet të dalë  në një deklaratë me gazetarët dhe aty do të shpreh publikisht qëndrimet që ka ai për krizën politike në Shqipëri.

Vëeritas.com.al/