Dy të rinj janë gjetur të vdekur në rezervuarin e Çerkezës në Tiranë. Mjeti me të cilin po udhëtonin dy të rinjtë është fundosur në rezervuar, por fatkeqësisht nuk mundën të mbijetonin.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth mesnatës, por nxjerrja e trupave është bërë këtë mëngjes nga polumbarët e forcave RENEA. Viktima kanë mbetur Erion Muça, 22 vjeç dhe Dorina Gjokgjinaj 20 vjeç.

Ka qenë roja i sigurisë, ai që ka identifikuar mjetin e fundosur në rezervuar, i cili më pas ka njoftuar autoritetet të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje pas telefonatës.

Ende nuk dihen shkaqet sesi mjeti i të rinjve ka përfunduar në rezervar, por dyshohet se mjeti mund të ketë pasur defekt teknik, ose ka dalë nga rruga. Do të jenë hetimet e policisë që do të përcaktojnë shkakun e fundosjes së makinës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.