Shkruan: Libero

“Hakmarrja e Allahut kundër racistëve kolonialistë”. Çmenduria e Islamit radikal nuk ndalet edhe përballë një tragjedie simbolike, historike dhe kulturore, si zjarri që dogji katedralen e Notre-Dame në Paris. Siç shpjegon Fausto Biloslavo në Giornale, Damien Reu ka ndjekur reagimet më të tmerrshme që gjenden në rrjet rreth djegies, himne të vërteta urrejtjeje.

“Allahu është i madh”, shkruajnë shumë si një outfit për fotot e ndërtesës në flake. “Në profilin Fb të Al-Jazeera Channel janë te shumtë që gëzohen. Natyrisht të gjithë emrat janë myslimanë, edhe pse fatkeqësia e Parisit nuk duket të ketë qenë një akt terrorist”.

Ndër të tjera, “nuk përjashtohet, siç ka ndodhur në të kaluarën, qe mbetjet e Shtetit Islamik te marrin përsipër autorësinë e zjarrit edhe pa pasur asnjë përgjegjësi”. Pastaj ka një koincidencë trishtuese: “Pikërisht dje, është dënuar me 8 vjet burg Ines Madani, një e re aspirante kamikaze franceze.” Ajo ishte përpjekur t’i vinte zjarrin një automjeti të mbushur me bombola gazi pranë Notre-Dame, për ta shkatërruar atë.

Veritas.com.al/