(FOTO nga Associated Press: Një demonstruese e opozitës reagon pas përplasjes me policinë gjatë protestës kundër zgjedhjes së prokurores së përgjitthshme)/

TIRANA, Albania — Policia është përplasur me mbështetësit e opozitës të cilët tentuan të hapin shteg për të hyrë në sallën e Parlamentit, me qëllim që të ndërprisnin votimin në Parlament për emërimin e një prokurori të përkohshëm të përgjithshëm- shkruan New York Times, Fox News dhe Associated Press sot e Hënë..

Rreth 3,000 demonstrues, të cilët mbanin në duar flamuj të BE dhe SHBA, dhe duke lëshuar parulla kundër qeverisë, u mblodhën jashtë sallës së Parlamentit për të dënuar zgjedhjen e prokurorit të përkohshëm të përgjithshëm, sipas tyre një zgjedhje anti- kushtetuese.

Masa e madhe e policisë shtynë protestuesit pasi këta thyen për herë të parë kordonin e sigurisë përjashtë sallës së parlamentit. Demonstruesit hodhën bomba tymuese në drejtim të zyrtarëve të policisë. Mediat e vendit raportojnë se janë plagosur disa njerëz.

Deputetët e Opozitës gjithashtu hodhën bomba tymuese brenda në Parlament, por megjithatë partia qeverisëse mundi të kryejë votimin për zgjedhjen e  Arta Markut si shefe e prokurorisë së përgjithshme, me 69 vota nga partia në pushtet, Socialiste.

“Ky është fillimi i kryengritjes popullore” tha kryetari i parisë kryesore opozitare, Lulzim Basha para se të mbaronte protesta.

Veritas.com.al/