Nga Francesco Boezi

 

Papa Françesku është papa i cili ka favorizuar një “marrëveshje të përkohshme” me Republikën Popullore të Kinës. Jorge Mario Bergoglio është, për të djathtën konservatore amerikane, një “populist i majtë”, me një paragjykim anti-kapitalist. Dy deklarata – një konkrete dhe një e demonstrueshme – që tregojnë se cili mund të jetë gjykimi i administratës amerikane mbi punën e Papes argjentinas. Gjeopolitika fton Kishën Katolike të bëjë një zgjedhje të qartë. Vetë ipeshkvi i Romës është i vetëdijshëm se si multilateralizmi po kalon një krizë të thellë. Papa argjentinas ka folur me trupin diplomatik të akredituar në Selinë e Shenjtë disa javë më parë. Një bipolarizëm i ri i kristalizuar, qe sheh kundërshtare dy gjigantë si Kina dhe Shtetet e Bashkuara, është më shumë se një hipotezë.

Ishte Antonio Socci që e vuri re ketë, dhe në Libero ka paraqitur një tezë të ndashme. Vizita e kësaj jave nga Zëvendës Presidenti i SHBA Mike Pence në Selinë e Shenjtë ka shërbyer – theksoi gazetari – për të kërkuar Eklezinë. Qëllimi i takimit midis Pence dhe Atit të Shenjtë ishte të përcaktonte pozicionin e institucioneve kishtare mbi atë që, për vizionin e Trump mbi gjërat, është një udhëkryq i ngushtë dhe i pashmangshëm: rruga që imponon të aleatojmë ose me Kinën ose me Shtetet e Bashkuara. Duke u kthyer nga udhëtimi i tij në Japoni, Papa tha se ai do të ishte i lumtur të vizitonte Pekinin deri në vitin 2020. Bergoglio, në atë rrethanë, shtoi gjithashtu se e do Kinën. Në këto ditë, pastaj, në lidhje me koronavirusin, ipeshkvi i Romës ka nënvizuar impenjimin që qeveria kineze po vendos për të zhdukur epideminë. Janë fjalë për mjaltin, që ndjekin një pakt që i ka lejuar Papës së Kishës Katolike të njihet për herë të parë në histori si autoritet fetar i ligjshëm në Republikën Popullore.

“Marrëveshja e përkohshme”, që palët do ta analizojnë gjatë vitit të ardhshëm, i lejon Papës të emërojë ipeshqvë dhe të krijojë dioqeza të reja. Ekziston një pse: Jorge Mario Bergoglio dhe pasardhësit e tij duhet domosdoshmërisht të kalojnë nga mendimi i asaj që ne do ta quajmë Konferenca Episkopale Kineze. Përmbajtja e marrëveshjes nuk është publike, por disa shënime dihen. Kardinali Zen dhe “fronti tradicional” sinjalizojnë ndotjen ideologjike të episkopatës kineze. Për Vatikanin, marrëveshja është një triumf diplomatik. Për konservatorët është një dorëzim ndaj komunizmit dhe logjikave të tij. Ka patur një marrëdhënie diplomatike të përshpejtuar midis Kinës dhe Selisë së Shenjtë – kjo është padyshim. Dhe e ashtuquajtura “Kisha e nëndheshme”, ajo që nuk është e disponueshme për organikën me Shoqatën Patriotike Katolike Kineze, i nënshtrohet efekteve të “sicinizacionit”, dmth, adaptimit te kultit në doktrinën maksimaliste. Dhe pavarësisht afrimit të ndërsjellë, flitet akoma për persekutime.

Kujdesi baritor për emigrantët, që është një shprehje e drejtpërdrejtë e këtij pontifikati, ndan qartë “trumpizmin” nga “bergoglizmi”. Polemikat rreth murit në kufirin me Meksikën janë vetëm simbol i përplasjes midis dy vizioneve të botës që nuk kanë pothuajse asgjë të përbashkët. Trump dhe Bergoglio kanë identifikuar një nga aspektet problematike të kohës sonë në globalizimin e mprehtë, por recetat e gjetura për të shëruar distancën midis elitës planetare dhe periferive “ekonomike-ekzistenciale” ndryshojnë shumë. Papa shikon “më të fundit e tokës”. Presidenti i Shteteve të Bashkuara është për “Krishterimin e prosperitetit”. Të dy janë eksponentë pro jetës, por Bergoglio është nën sulm për shkak të ridimensionimit të pretenduar të rolit të vlerave jo të negociueshme në magjisterin e tij.Trump, pro jetës dhe familjes, është një kalores.

Marsi është muaji i “Ekonomia e Franceskut”, një manifestim që do të zhvillohet në Assisi, ku Bergoglio do të do të përcaktojë një marrëveshje të përgjithshme me të rinjtë dhe ekonomistët për të ardhmen e botës. Nga “ekonomia e gjelbër” deri në rishpërndarjen e pasurisë: Francesco, me këtë hap të mëtejshëm, do të kufizojë më mirë pozicionin gjeopolitik të Vatikanit. Dhe distanca me Trump duket se po keqësohet. Më në fund, në nëntor të vitit 2020, do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale amerikane: një president demokratik, pothuaj per paradok, do të ishte më në linjë me Weltanschauung-un (shikimin e botes) e Franceskut.

VERITAS.COM.AL/