Njëzetenjë yje, muzikantë, ikona të sportit dhe titanë të tech vizituan Shtëpinë e Bardhë, në një ceremoni të veçantë, për të marrë Medaljen Presidenciale të Lirisë- nderi më i lartë shoqëror deri më sot në Shtetet e Bashkuara.

Aktorët Albert De Niro, Tom Hanks dhe Robert Redford, rockeri Bruce Springsteen, legjenda e NBA Michael Jordan dhe Kareem Abdul-Jabbar si dhe TV talk show- Ellen DeGeneres ishin mes 21 figurave publike të dekoruara të Martën nga Presidenti Obama, e cila ishte e fundit ceremoni për “Medaljen e  Lirisë” nga presidenti Obama.

“Sot po nderojmë amerikanë të jashtëzakonshëm që kanë ngritur peshë shpirtin tonë, që kanë forcuar unitetin tonë, që na kanë shtyrë drejt progresit” tha Obama në fillim të ceremonisë në Shtëpinë e Bardhë.

Obama, shkurtimisht prezantoi secilin nga të dekoruarit e nderit para se t’u jepte medaljen. Presidenti e quajti Tom Hanks si “i vdekuri i Amerikës” dhe tha se Springsteen ka shkruar “himnin e Amerikës sonë, një realitet i asaj çfarë ne jemi dhe i fantazisë sonë se çfarë duam të jemi”.

“Kjo ëhstë Amerika” tha Obama në fund të ceremonisë disa orësh. “Është me vlerë kur ju mendoni rreth këtij takimi të pabesueshëm njerëzish gjë që e bën kombin tonë kombin më të madh në Rruzull. Jo për shkak të diferencave, por për shkak të diferencave tona ku ne gjejmë të përbashkëta për t’i ndarë mes nesh”, tha Obama.

/ Veritas.com.al/