Mbretëresha Elizabeta II, zyrtarisht, të enjten lejoi kryeministren Theresa May që të fillojë bisedimet për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian duke miratuar ligjin, të cilin më herët e kishin miratuar të dy dhomat e Parlamentit Britanik.

Në kumtesën, të cilën e publikoi kryetari i Parlamentit John Berkov, është konfirmuar se May mund të fillojë bisedimet për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian në çfarëdo kohe, raporton agjencia Reuters.

/Veritas.com.al/