Një oficer i sigurisë për presidentin francez, Emmanuel Macron, është dërguar në rajonin e policisë dhe do të flaket nga posti pasi u filmua mbi një  protestues gjatë protestave në Paris, teksa ishte i veshur si oficer policie.

Alexandre Benalla po merret në pyetje nga hetuesit të Premten në mëngjes pasi u paraqit në stacionin e policisë. Prokurori publik Francez ka hapur një hetim paraprak mbi numrin e akuzave që rëndojnë mbi të, duke përfshirë edhe dhunën nga një zyrtar publik, duke pretenduar se është pjesëtar i policisë dhe për përdorim të paligjshëm duke përdorur simbolet e policisë.

Élysée njoftoi se procedura ka nisur me fillimin e ndërprerjes së kontratës së punës së oficerit Benalla, pasi ‘fakte të reja” kanë dalë rreth incidentit.

Macron është vënë nën sulm mbi atë që po e quajnë reagim të ngadaltë ndaj skandalit, e cila është kriza më e rëndë gjatë presidencës së tij.

Veritas.com.al/