Alarmi i OKB: “Situata shëndetësore dhe ekonomike do të bjere deri në vitin 2030. Udhëheqësit e tokës duhet të veprojnë”

Nga: Francesca Bernasconi /

Një krizë globale, si shëndetësore ashtu edhe ekonomike, është ne zhvillim.” Alarmi vjen nga OKB, e cila paralajmëron për rrezikun e vdekshmërisë që lidhet me sëmundjet rezistente ndaj ilaceve,që deri në vitin 2050 mund të shkaktojnë dhjetë milionë vdekje në vit.

“Nuk ka kohë për të humbur, duhet të perballohen infeksionet rezistente ndaj ilaceve“, qe deri më tani kishin arritur t’i zhdukin ato: kjo është ajo që lexohet në raportin e Grupit koordinues të Kombeve të Bashkuara mbi rezistencën antimikrobiale,ne të cilen bejnë pjesë, përveç OKB, edhe OBSH, FAO dhe Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve. Në 30 vitet e ardhshme, miliona njerëz mund të vdesin vetëm për shkak se disa viruse kanë zhvilluar një rezistencë ndaj ilaçeve, që më parë e luftonin, për shkak të përdorimit të tepërt të antibiotikëve dhe ilaçeve tek njerëzit, por edhe në bujqësi dhe në fermat. “Ky është një cunami i heshtur“, të cilit udhëheqësit botërorë nuk i kushtojnë vëmendje, por “nëse nuk veprojmë tani, rezistenca antimikrobike do të ketë një impakt katastrofik brenda një gjenerate”.

Sipas të dhënave të ekipit, që sot vlerësohet se sëmundjet rezistente ndaj ilaçeve janë shkaku i 700,000 vdekjeve në vit në mbarë botën, nga të cilat 230,000 i atribuohen tuberkulozit. Numra që mund të rriten në dekadat e ardhshme, duke transformuar sëmundjet rezistente ndaj antibiotikëve në shkaktarin numër një të vdekjes në mbarë botën.

Tragjike edhe pasojat ne planin ekonomik , ku dëmi mund të jetë i barabartë me atë të shkaktuar nga kriza financiare globale e vitit 2008: deri në vitin 2030 të paktën 24 milionë njerëz mund të përfundojnë në varfëri ekstreme. Raporti këmbëngul në nevojën për ndërhyrje në nivel global për shëndetin e njeriut, kafshëve dhe mjedisit, me një veprim të koordinuar energjik, qe lejon te përballohet problemi.

Veritas.com.al/