(FOTO: Edmond Spaho, deputet dhe nënkryetar i Kuvendit)

 

Në seancën e sotme parlamentare janë zhvilluar debate të ashpra mes deputetëve të të dy krahëve, si nga maxhoranca edhe opozita. Veç kësaj, opozita kërkoi shpjegime pse ishte ndryshuar agjenda e punimeve të ditës ku ka qenë planifikuar diskutimi i projekt- ligjit mbi importimin e mbetjeve. Menjëherë pas kësaj, grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur që të braktisë punimet e Kuvendit, po pa asnjë njoftim se kur do të kthehet në Kuvend.

Vendimin e ka bërë publik për median nënkryetari i PD-së dhe i Parlamentit, Edmond Spaho.

Ndërsa duke folur për rendin e ditës, Spaho tha se sot duhej që të diskutohej dhe votohej për dekretin e Presidentit që ka kthyer ligjin e plehrave, por sipas tij maxhoranca nuk i ka votat dhe tani bën të paditurën.

“Siç e dini edhe ju, sot është data 24 nëntor kur do të diskutohej dekreti i presidentit që ka kthyer ligjin për plehrat. Por maxhoranca nuk i ka votat dhe tani bën të paditurën. Ne si opozitë jemi kundër importit të plehrave”, u shpreh Spaho.

Veritas.com.al/