Nga: Oert Bylukbashi/

Sot paskan dalë PS dhe LSI e thonë se do t’i kërkojnë KQZ që të shtyjë afatin e regjistrimit të koalicioneve. Çfarë gallate idioteske. Është afat prekluziv! Nuk shtyhet! Pikë! Kush ju pengon të regjistroheni si koalicion? Askush.

Kjo është një e drejte jo një detyrim. Kaloi afati- humbet e drejta. Fundja mund të garojnë tek e tek, pse mërziten? Peshkun që i qelb bishti ere mund t’ia shesin shqiptareve përsëri bashkë edhe pa koalicion në zgjedhje.

Këta duan ta bëjnë Kodin Zgjedhor si atë paçavuren që bënë për “vittingun” ku nuk lanë procedurë e afat pa bërë çorap aq sa nuk merret vesh më llumi që kanë sajuar. Lodhu 10 vjet ne duke përmirësuar Kodin me konsensus, lodhu ODIHR duke rekomanduar të qartësojmë afatet. Të del Rama me Metën, e me një shkresë me dy firma hedhin në erë një Kod me 84 vota.

Të shohim nëse KQZ-ja do të këpusë ndonjë kumbull doktrinare lapidare. Mund t’u shkojë në mend të nxjerrin një akt normativ të KQZ që kërkon 5 vota. Por KQZ nuk e ndryshon dot ligjin dhe afatet e tij edhe sikur të votojë me 7 vota unanime. Megjithatë, kur përfaqësuesit e qeverisë i thanë Gjykatës Kushtetuese se me akt normativ ndryshohet Kushtetuta, mos u habisni që ndokujt mund t’i shkojë në mendje që me akt normativ ndryshohet ligji.

Sugjerim për këta të PS-LSI: kërkoni një shkresë mbështetëse apo rekomandim për ndryshim afati andej nga ORMN (Ofiçina e Riparimit të Mjeteve të Ndërtimit) se kanë eksperiencë në ndryshime afatesh kushtetuese e ligjore.

Ia morën dorën me “vitingun” kur i duhej Ramës dhe ndryshuan afatet, rivendosen afatet, ndryshuan procedurat kushtetuese e ç’nuk rekomanduan. (Facebook).

Veritas.com.al/