Policia e Shtetit ka ndëshkuar me gjobë 356 qytetarë, të cilët janë konstatuar pa maskë në rrugë gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas policisë, qytetarët janë gjobitur me masën 30 mijë lekë të vjetra secili ndërsa 7 qytetarë, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masën administrative 3000 lekë dhe janë lënë të lirë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve, kanë konstatuar një ulje të ndjeshme të qytetarëve që nuk zbatojnë masën për mbajtjen e detyrueshme të maskës. Shumica e qytetarëve, edhe gjatë mbrëmjes së djeshme, edhe gjatë ditës së sotme i kishin vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat dhe për këto raste, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë vendosur 356 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila.

Edhe numri i qytetarëve që kanë tentuar t’i shmangen masës administrative duke mos i dhënë gjeneralitetet punonjësit të Policisë, kur janë konstatuar pa vendosur maskën, është ulur gjatë 24 orëve të fundit. Janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masën administrative 3000 lekë dhe janë lënë të lirë.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, ditën e djeshme Policia njoftoi se ishin vendosur 678 gjoba si dhe 10 të rinj u shoqëruan në komisariat.

VERITAS.COM.AL

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.