QYTETI I VATIKANIT (AP)—Papa Françesku do të takohet me emigrantët në Marok dhe do të vizitojë një institut trajnimi për imamët që kërkon të jetë një kështjellë kundër ekstremizmit islamik gjatë vizitës së tij në Afrikën e Veriut,ne 30-31 mars.

Vatikani lëshoi të shtunën programin për udhëtimin e Papës në Rabat.

Kjo vjen në vazhdim te vizitës së fundit të Franceskut në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ai nënshkroi një dokument të rëndësishëm “vëllazërie” me kreun e imameve Sunni dhe kërkoi të inkurajonte Islamin e moderuar dhe lidhjet ndërfetare.

Francesku do të takohet gjithashtu me mbretin e Marokut, priftërinjtë e vendit dhe motrat fetare dhe do të celebrojë Meshën për komunitetin Katolik.

Maroku ka kohë që e konsideron veten një aleat kyç në luftën kundër ekstremizmit islamik dhe Mbreti Mohammed VI vazhdimisht kritikon xhihadizmin dhe fjalimet e Islamit radikal.

Veritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.