-Si bëhet për te llogaritur kur bie dita e Pashkëve ? Mjafton të dihet kur do të jetë hëna e parë e plotë pas ekuinoksit të pranverës-

Nga: Elisa Sartarelli 

E lartë, e mesme ose e ulët Pashka kristiane katolike është gjithmonë  “balerinë”.

Nuk bie asnjëherë në një ditë precize si Krishtlindjet, edhe pse është gjithmonë të dielën. E vetmja gjë e sigurt është se Pashka festohet midis 22 marsit dhe 25 prillit.

Këtë vit do të kemi një Pashkë “të lartë” më 21 prill. Në varësi të datës në të cilën ajo bie, në fakt, Pashka quhet “e ulët”, “e mesme” ose “e lartë”. Është “e ulët” nga 22 mars deri më 2 prill, “mesatare” nga 3 në 13 prill dhe “e lartë” nga 14 deri më 25 prill.

Për të ditur se kur bie Pashka duhet të bëhet një llogaritje e saktë. Dita e Ringjalljes së Jezu Krishtit festohet të dielën pas hënës së parë të plotë të pranverës.

Duke ndjekur këtë parim, duke nisur nga ekuinoksi i pranverës, duhet të merret parasysh dita e parë e hënës së plotë dhe Pashkët do të bien të dielën qe vjen pas asaj dite.

Siç raporton Focus, këtë vit ekuinoksi i pranverës ka ardhur  të mërkurën më 20 mars dhe të enjten më 21 mars hëna ishte e plote. Dhe kështu, duke ndjekur këtë llogaritje, katolikët duhet të festonin Pashkët 24 Marsin e kaluar. Pse nuk ndodhi kjo? Dyshimi mund të jetë se dikush ka gabuar llogaritjet, por nuk është kështu.

Sipas kalendarit astronomik, në fakt, ekuinoksi i pranverës mund të ndodhë më 19, 20 ose 21 mars. Por për të thjeshtuar gjërat, Kisha e konsideron gjithmonë ekuinoksin më 21 mars.

Pra llogaritja ka filluar nga 21 marsi, jo nga 20, dhe është marre ne konsiderate hëna e plotë e më pastajme, ajo e 19 prillit.

Veritas.com.al/