Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi sot gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët se vrasja në Bllok dhe plagosja e dy personave ( ngjarje e ndodhur të enjten e kaluar dhe e bujshme për gjithë vendin)  erdhi për pazare kokaine dhe jo një sherr banal për një këngëtare siç u shit në opinionin publik.

Basha tha se në ngjarje u përfshinë trafikantë të njohur dhe të lidhur me pushtetin, duke lidhur ish-ministrin Saimir Tahiri me Ervin Matën që është ende në kërkim.

“Ngjarja e fundit në Tiranë, që na u shit për katër ditë si përplasje për një këngëtare, është një përplasje për pazare droge. Janë të përfshirë trafikantë të njohur dhe dokumentuar me lidhje me pushtetin. E mbani mend kur Sajmir Tahiri u nis për në Gjermani, pasi ktheu pasaportën? E dini me kë ishte në Gjermani? Me këtë Matën e përfshirë në lokal, në goditjen me armë midis bandave rivale”, deklaroi Basha…

Veritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.