Kryeministri Edi Rama ka sulmuar përsëri me akuza dhe shpifje, nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, gazetaren e AbcNews, Erisa Zyka, korespondente në Bruksel. Ai ka manipuluar opinionin publik duke thënë të pavërteta sikur pyetja e gazetares, e bërë në Bruksel dje, sot e Enjte,  ka patur prapavijë politike.

“Ajo ka qenë e indoktrinuar”- tha kryeministri, veç duke u hakmarrë ndaj gazetares pse e ka pyetur kryeministrin nëse ka dijeni për një raport të shërbimeve sekrete për lidhje të zyrtarëve të policisë me trafikantë të kanabisit.

Gazetarja Zyka pasi ka bërë pyetjen e saj sot  gjatë një konference shtypi në Bruksel për trafikun e drogës, në vend të përgjigjes ka marrë fyerje nga kryeministri në Tiranë. Edi Rama nuk ka guxuar ta bëjë një gjë të tillë në Bruksel, ku edhe një vit më parë ka shfaqur një sjellje arrogante ndaj gazetares Erisa Zyka, por kësaj here  është ndjerë “i fortë” në Tiranë për të fyer gazetaren në mungesë.

Sigurisht që problemet e shumta të kryeministrit nuk janë përgjegjësi e medias dhe për rrjedhojë ato nuk mund të zgjidhen duke sulmuar atë. Të merresh me gazetarët dhe jo problemin është një sëmundje e vjetër e politikanëve të dështuar.