Nga: L. Skiro/ Veritas.com.al/

Brukseli, dmnth., burokracia e BE, prej kohësh është konsideruar si e korruptuar dhe e papranuar prej popujve të shteteve të Europës. Vetë dëshmia e korrupsionit të ambasadores në Tiranë, Vlahutin, është shprehja më e afërt për qytetarët shqiptarë.

Opozita shqiptare, me rastin e protestës qytetare, po e vë edhe Shqipërinë në hartën e kombeve të përparuar që po denoncojnë korrupsionin e “Brukselit”.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është shprehur sot se njerëz me pushtet në Bruksel janë bërë pjesë e aferës 600 milionë eurosh të çështjes CEZ. Duke folur në “çadrën e lirisë”, Basha u shpreh këto para janë ndarë nga mafia ndërkombëtare më bashkëpunëtorët në Tiranë. Siç dihet, prej kohesh, prapa aferës korruptive të CEZ ëndron Stefan Fyle- ish komisioner për Zgjerimin në BE dhe kryetar i Rinisë Komuniste në Çekoslovaki.

Lulzim Basha ka premtuar se PD do t’i shkojë deri në fund këtij skandali.

“Agora e sotme ka në qendër të vëmendjes një nga problemet kryesore në vend. Rama premtoi uljen e çmimit të energjisë, por rriti çmimin dhe nisi një fushatë mbifaturimesh duke goditur edhe më fort ata që janë në gjendje të vështire ekonomike: pjesën dërrmuese të popullit shqiptar.

Arrestime, intimidime, prerje të energjisë elektrike, gjithçka për të mbushur arkën e zbrazur nga afera me CEZ.

E dëgjuat me fakte të avokatit, dhe institucioneve ndërkombëtare se si u vodhën 650 milion euro nga xhepat e shqiptareve.

Detyrime të njohura dhe të pranuara ligjërisht nga kompania CEZ, para që duhet të ishin në arkën e shtetit shqiptar, para që nuk erdhën se u ndanë mes mafies ndërkombëtare dhe bashkëpunëtorit të saj në Shqipëri.

Njerëz të fuqishëm dhe me pushtet në Bruksel, janë bërë pjesë e këtij akti mafioz, deklaroi Basha.

/Veritas.com.,al/