Tiranë-Vetëm pak minuta ka zgjatur rinumërimi i votave për 11 kutitë e qarkut të Lezhës për kryetarin e Bashkisë. Mësohet se një votë e gabuar, i ishte hequr Eduard Ndocajt dhe i ishte shtuar Pjerin Ndreut. KQZ njofton se nuk janë konstatuar shkelje të tjera, përveç kësaj votës. .

Vendimi për hapjen e kutive u morr dje nga KQZ pasi u pranua ankimimi nga kandidati i Partisë Konservatore, Eduard Ndocaj që garoi përballë Pjerin Ndreut të Partisë Socialiste. Ky i fundit doli edhe fitimtar në këtë garë.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 30 qershorit, u tha se kishte parregullësi, një ndër to u tha se ishte shifra e pjesëmarrësve më e vogël se numri i votave.

Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi mandatin e kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj si dhe atë të Shkodrës, Valdrin Pjetri.

Veritas.com.al/

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.