Një Flotile e luftanijeve Ruse po kalon nëpër Kanalin Anglez në rrugën drejt Sirisë.

Dy anije britanike detare po i ndjekin nën vëzhgim anijet ruse. Ministri i Mbrojtjes tha se do të jenë “të ndjekura në çdo hap të rrugës”.

Liderët e BE kanë dënuar angazhimin e bombarduesve Rus në qytetin Aleppo të Sirisë.

Anijet ndodhen në ujërat ndërkombëtare, por Sekretari për Mbrojtjen, Michael Fallon, tha se Mbretëria e Bashkuar mund “të vëzhgojë si pjesë e angazhimit të palëkundur për ta mbajtur Britaninë të sigurt”.

Një destrojer i Mbretërisë së Bshkuar Duncan HMS tip 45, i shoqëruar nga 23 fregata HMS Richmond, lëvizën nga Portsmouth të Martën në drejtim të grupit Kuznetsov ndëra po drejtohen në Jug nga deti Norvegjez.

Një transportues avionësh “Admiral Kuznetsov” dhe një një tjetër anije detare Ruse besohet se janë drejtuar për në Mesdheun Lindor.

Transportuesi Rus mund të mbajë 50 avionë. Ai është një sistem armatimi që mund të përfshije raketa kundër anijeve ushtarake .

/Veritas.com.al/