Sot në mëngjes, rreth orës 08.30, – sipas Policisë Rajonale- në fshatin Janjar të Konispolit ka ndodhur një aksident i rëndë automobilistik ku, për pasojë, ka humbur jetën shtetasi E. M., 50 vjeç.

Makina tip Toyota me targë SR 2939 B po udhëtonte drejt fshatit Janjar kur ka dalë nga rruga dhe ka shkaktuar fatkeqësinë

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet hetimore në lidhje me aksidentin, sipas Policisë.

/Veritas.com.al/