Policia e Tiranës ka dhënë versionin e saj për ngjarjen e ndodhur këtë mëngjes në Ministrinë e Shëndetësisë, ku një grup aktivistësh të Aleancës Kuq e Zi goditën me vezë e domate makinën e ministrit Ilir Beqaj.
Policia konfirmon ngjarjen dhe thotë se AKZ po protestonte pa leje në ambientet e jashtme. Por sipas saj, ministri nuk ka qenë në makinë. “Makina është goditur gjatë kohës që po parkohej dhe në brendësi ka qenë vetëm drejtuesi i mjetit të ministrit, ndërsa ministri ndodhej në brendësi të institucionit”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Tiranës. Sipas policisë, ministri ka mundur të shpëtojë