(FOTO: Rex Tillerson)

Presidenti i zgjedhur Donald Trump do të shpallë Rex Tillerson, CEO i “Exxon-Mobil Corp” si të zgjedhurin e tij për Sekretar Shteti. Trump do ta shpallë sot, e Marte- sipas një zyrtari të ekipit të tranzicionit.

Donald Trump  do ta bëjë deklaratën për Sekretarin e Shtetit gjatë një konference me liderë të biznesit që do të mbahet të Martën. Eksperienca në diplomaci- sipas këtyre simboleve- vjen nga aftësia për të bërë marrëveshje  me vende të huaja për kompanitë më të mëdha të energjisë.

Trump e piketoi Tillerson pasi Teksani ishte i mbështetur nga disa figura të Republikanëve, si ish- sekretari i Shtetit James Baker, ish sekretare e shtetit, Condoleeza Rice dhe ish sekretari i shtetit për mbrojtjen, Robert Gates. .

Mbështetja e tyre është parë si një faktor kyç për ta ndihmuar Tillerson që kalojë pozitivisht testin që do të kontestojë në Senat për çështjen e  raporteve që ka pasur Tillerson me Vladimir Putin të Rusisë.

/Veritas.com.al/