-Njihuni me konsullin biznesmen të Shqipërisë që identifikohet si “qytetar i botës”-

Marc I. Ghorayeb është Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Liban, shtet në Lindjen e Mesme, i cili u bë sot i njohur edhe për publikun shqiptar me angazhimin thelbësor në operacionin e Alvin Berisha nga kampi ku mbahej në Siri.

Ghorayeb është Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së naftës dhe gazit “BB Bitumen”, ndërkohë Konsull i Shqipërisë ka që prej 2009-s.

Përveç forcimit të marrëdhënieve Shqipëri-Liban, pjesë e aktivitetit diplomatik të Ghorayeb janë edhe marrëdhëniet midis Kosovës dhe Libanit.

Marc I. Ghorayeb ishte personi që negocioi lirimin e Alvinit nga kampi, një operacion shpëtimi i drejtuar nga autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare.

“Nuk jam tripolitan apo libanez, por jam qytetar i botës”, shkruan Marc I. Ghorayeb në profilin e tij zyrtar.

Veritas.com.al/

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.