Pronari i restorantit Adam Skelly u arrestua nga policia e Torontos të enjten pasi sfidoi urdhrin e mbylljes prej koronavirusit ‘Wuhan’ të qytetit për disa ditë, duke hapur restorantin e tij të barbeque-ve për darkë në ambiente të brendshme.

Skelly u arrestua pak para 12:30. të enjten nga policia që kishte bllokuar hyrjen në restorantin e tij Adamson Barbecue, që ndodhet në rrethin e Torontos në Etobicoke, i cili aktualisht është nën një bllokim të urdhëruar nga kryeministri i Ontario,  Doug Ford

Pamjet e arrestimit të Skelly u postuan në platformën e mediave sociale Twitter nga transmetuesi lokal Newstalk 1010, duke treguar oficerët e policisë së Torontos që e shoqëronin atë larg nga restoranti ku ishte mbledhur edhe një turmë protestuesish kundër bllokimit.

VERITAS.COM.AL/