Protestat për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i “Shqiponjave” ka përfshirë krahas Tiranës edhe qytetin e Elbasanit.

 Teksa një grup adoleshentësh dhe fëmijësh janë mbledhur në qendër me thirrjet “Rama ik”, duke hedhur kapsolla dhe duke shkatërruar sinjalistikën rrugore e koshat e mbeturinave, kryetari i Bashkisë së Elbasanit ka dalë në shesh për të folur me protestuesit, me qëllim qetësimin e situatës.

Ai ka kërkuar të mos preken koshat e mbeturinave dhe sinjalistika rrugore, ndërkohë që ka biseduar disa minuta me të rinjtë.