Christian Schmidt, raporter për Shqipërinë në Grupin Parlamentar CDU/CSU në një reagim në facebook i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama për të mos bërë veprime të njëanshme me ndryshimin e kushtetutës dhe heqjen e të drejtës për koalicione parazgjedhore sipas vullnetit të partive.

Duke iu referuar lajmit më të hershëm të marrëveshjes mes partive politike, bazuar në dakordësinë e 5 Qershorit, ish ministri në qeverinë e kancelares Merkel, e konsideron atë një sukses të madh që forcon demokracinë në Shqipëri.

“Me shqetësim të madh po shoh se Partia Socialiste po tenton ndryshime të tjera jashtë marrëveshjes: konkretisht po tenton heqjen nga Kushtetuta të së drejtës për koalicione parazgjedhore. Për të favorizuar vetveten?
Bëni kujdes! Ndryshime të tjera bëhen vetëm, nëse partitë e rëndësishme brenda dhe jashtë parlamentit bien dakord për to.
Jam i bindur se kryeministri Rama, i cili është edhe kryetar i radhës së OSBE-së, do ta mbrojë frymën e marrëveshjes së 5 qershorit mes të gjitha partive. Besimi reciprok është i domosdoshëm!”- shkruan raporteri i CDU/CSU për Shqipërinë në Bundestag

VERITAS.COM.AL/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.