Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka ftuar homologun e tij amerikan Donald Trump që më 14 korrik të marrë pjesë në paradën me rastin e festës kombëtare në Francë, njoftoi kabineti i Macron.

Macron ftoi Trump dhe bashkëshorten e tij Melania që të marrin pjesë në paradën e caktuar për 14 korrik, kur do të shënohet edhe 100-vjetori i hyrjes së SHBA-ve në Luftën e Parë Botërore, transmeton AP.

Veritas.com.al/