Nga: Xhemal Uruçi/

Lulzim Basha pasi ishte poshtëruar një here ne Zgjedhjet Parlamentare ne 2017-ten. Tani, m.q.s i ishte dorëzuar pronësia e Partisë, do të provoje shansin e dyte: Te largoje Ramen nga skena politike me thirrjet banale nga bulevardi: Rama Ik!

Edhe ata qe largoi Basha pa asnjë përjashtim kane qene politikanucë te rritur nen hijen e Berishes, pra te dorës se dyte. Partia e Sali Berishës (sepse vetëm përpara Marsit 1992 ka patur Parti Demokratike) e përberë nga një përzierje aq laramane qe i mungon kohezioni i brendshëm, ku spikasin arrivistet, karrieristet, te paaftët, bij ish-komunistes te përjashtuar ose te dënuar per delikte te ndryshme nga partia komuniste, ne kalejdoskopin politik shqiptar nuk ka peshën e duhur, sepse ka rene besueshmëria e tij si: Mob Leader! (Udhëheqës Turmash) Sali Berisha , një ish-komunist i devotshëm, një amator ne politike, pa patur asnjë njohuri ne fushën e Shkencave Politiko-Juridike, qe nuk njihte ne minimum as teorinë e Reason D`Etat, qe është e domosdoshme për një burrë shteti për te bere shtet dhe per te mbrojtur shtetin (prandaj ia rrezuan shtetin e tij dhe i morën pushtetin), por mbi te gjitha partisë se tij i ka munguar edhe një Doktrine Ideologjike (sepse edhe nuk ka patur as ndonje ideolog atypari ne parti qe ta ndihmonte ne strukturimin e ndërtimin e një Doktrine te tille, dhe sikur ai ta dëshironte një gjë te tille).

Doktrina Ideologjike si një…” Sistem i elaboruar idesh e praktikash qe përfshijnë strategjinë dhe programimin për zbatim, si udhëheqje për veprim qe kane për qellim për te ndryshuar ose mbrojtur rregullimin politik ekzistues, Doktrine e cila ka për funksion dhe për te mbajtur një parti te bashkuar! ( Doktrine te tille Ideologjike, pra te koduar, PD s’e ka patur kurre !)

Sali Berisha beri te mundur edhe tkurrjen e mëtejshme te PD-se, pas 97-tes, ku ai ishte vete autori i asaj katastrofe politike, por edhe njerëzore! Nga presioni i komunisteve qe erdhën ne pushtet me dhunë te armatosur u larguan te pashprese mijëra e mijëra simpatizantë e deri anëtarë te PD-se dhe kështu PD s’u be me kurrë një maxhorance e vërtetë per te qeverisur vendin ne frymën e konservatorizmit te djathë politik!

Përkundër, i gjithë spektri i majte politik ne Shqipëri, nuk ka nevoje per Doktrine Ideologjike te shkruar, sepse derivojne nga Partia Komuniste me tradita te shtrëngimit te radhëve dhe luftës pa kompromis ndaj kundërshtarit duke patur për baze te njëjtën origjine klasore, duke ruajtur thelle ne memorie moton: ”Pushteti buron nga gryka e pushkës”!

Përrallat e ..”platformave dhe e vizioneve” te karagjozëve te paafte aty ne PD, janë një hiç sepse nuk përbejnë një Doktrine Politike Ideologjike te Partisë si udhëheqje për veprim, por janë produkte te mendjeve te mbyllura mediokre.

Shkurtimisht, pra, Lulzim Basha është një produkt politik medioker i Sali Berishës! Pas një gjumi te gjate Parlamentar ne 2017-ten, ai vendosi (por mund te them se ideja ka qene e Sali Berishes i njohur për konflikte permanente dhe turbullira politike) qe politiken nga institucionet ta zhvendoste ne Bulevard dhe ne Coffee Houses duke bere politikanin bulevardesk te kafeneve e restoranteve, për te justifikuar humbjen qe e ndjente, duke vene kështu ne rrezik dhe sigurinë shtetërore nga thirrjet e tij për: Turbullira..!!! gjë qe ndërkombëtarët as se pranuan, por e detyruan ne hynte ne zgjedhje duke bere nje marrëveshje te turpshme qe do figuronte ne fushatën zgjedhore si: Banner i Humbjes!

Kjo ishte poshtëruese per Lulzim Bashen, poshtërim qe ai e meritonte! Ai hyri ne Parlament kokulur, edhe për një fakt tjeter te rëndësishëm! Tashme ai nuk është i besueshëm, sepse tradhetoi: “Kauzen e Cadres”!

Sali Berisha i vetëdijshëm per cungimet e karakterit dhe te intelektit te pjellës se tij politike Lulzim Bashes, përballë Edi Rames nje buldozeri neo komunist, te nje gënjeshtari e manipulatori te suksesshëm e imponues; e kishte kuptuar se krijesa e tij e dobët nuk mund te matej ne zgjedhje te te gjitha niveleve, prandaj e detyroi te djege mandatet e përfaqësimit edhe pse ishin një akt antikushtetues ne kuptimin juridik perfaqësimor te Sovranit Popull!. Ky veprim dëshpërues i dënuar unanimisht nga Fuqitë e Mëdha te politikë bërjes botërore perëndimore, e nxori Bashen përfundimisht jashtë nga loja politike, qe zhvillohet vetëm ne Parlament! Pavarësisht delikteve politike dhe ligjore te “Ali Babes” te Shqipërisë, Edi Rames, ne krye te Qeverise, demonstratat nuk kishin për te sjellë dhe as nuk sollën kërkesën idiotike: Rama Ik! Rama as nuk iku dhe as ka për te ikur, as me thirrje as me ultimatume nga bulevardi! Ai juridikisht ka ne dore te gjithë forcën e shtrëngimit shtetëror dhe ta injorosh këtë te vërtetë Juridiko-Kushtetuese do te thotë te jesh një nulitet politik!

Por Lulzim Basha nuk ka as karizmin e nje lideri, sepse atij i mungojnë këto qe duhet te ketë një Lider:

1.

Aftësinë për te mbajtur masat nen kontroll.

2.

Talenti oratorik.

3.

Forca e vullnetit.

  1. Superioriteti ne dituri.

5.Thellesia e bindjeve.

  1. Patundshmeria ideologjike.
  2. Besimi ne vetvete.
  3. Kapaciteti për t’u përqendruar.
  4. dhe ne raste te veçanta.. Miresia dhe mosinteresi!

Ne Parlament nuk behet ndonjë politike për ta mirë qeverisur Shqipërinë dhe as nuk është bere ndonjëherë ndonjë qeverisje e mire qe i shërben shqiptarëve te varfëruar dhe te vjedhur ditën per diell dhe imazhit te Shqipërisë ne arenën ndërkombëtare por një mendësi dhe një sjellje Bizantino-Otomaniste alla Ballkanike qe i jep tonin dhe tempin e politikes se gënjeshtër se ditës për llokma e vjedhje spektakolare duke manipulur deri bere te ligjshme ato vjedhje ne Parlament, për përfitime përrallore te klasës politike sunduese dhe oligarkëve te lidhur me ta, dhe ne mënyrë te alternuar siç është bere deri tashti për me se një çerek shekulli: ku Lulzim Basha ka per te mbetur me gisht ne goje, pa fituar Kredite Politike për te ardhmen,  sepse Edi Rama se lëshon nga dora as Tepsinë as :”Skeptrin a Ali Babes”!

Mbase do vije shpejt koha për t’i kërkuar: ‘Basha Ik …!’ pa kthim nga PD, se e ka dëmtuar rende!/dritare.net

VERITAS.COM.AL/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.